Zafir Berisha: Më lehtë do ta votoja Millosheviqin për president sesa Thaçin

0

Deputeti nga radhët e NISMA –së Zafir Berisha ka komentuar nominimin për president nga dy partitë kryesore që qeverisin vendin, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Këto dy parti janë dakorduar që 11 shkurti të jetë data kur do të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës kandidati i tyre konsensual për president, Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se më lehtë do ta kishte votuar Millosheviqin të ngjallej se sa Hashim Thaçin për president të vendit.

“Ma lehtë e kisha votu Millosheviqin me u ngjall për president të vendit se Hashim Thaçin edhe pse ai pis ka vdes. Dëmi më i madh që i bohet Kosovës është nëse një injorant asisoj si Hashim Thaçi bohet president i këtij vendi “, ka thënë Berisha për Arbresh.info

Më tej Berisha ka shtuar se “qeverisja e tij prej vitit 2008 ka mi kushtu 50 vjet Kosovës edhe nëse zgjidhet president pasojat do të jenë 100 vjeçare nga ky njeri pakurrizor dhe ky njeri që interesin përgjithshëm e vë në favor të interesave personale” .

“Po ky njeri duhet të shkojë në burg sepse mu zgjedh president nuk e di që çfarë favori është për shtetin e Kosovës”, ka thënë Berisha.

Nga ana tjetër , blloku opozitar LVV, AAK dhe NISMA për Kosovën janë shprehur kundër votimit të Thaçit për president. Ata janë duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisjes Mustafa dhe shkuarja në zgjedhje të reja.

Blloku opozitar ka paralajmëruar protesta gjithëpopullore më 9 janar./Arbresh.info/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here