Zaev i dorëzoi “bombat”në Prokurori

0

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni (LSDM) Zoran Zaev ia ka dorëzuar të gjitha materialet e përgjimeve prokurores speciale Katica Janeva. Të njohura në opinion si “bombat” e Zaevit, janë kërkuar një kohë të gjatë nga Prokuroria, por ai kishte hezituar t’i dorëzonte duke deklaruara se “akoma nuk janë pjekur kushtet”.

Sipas medieve lokale në Shkup, deri te ky vendim i liderit te opozitës erdhi pas presioneve të shumta të përfaqësuesve ndërkombëtarë. Por, pasi i ka dorëzuar ato, lideri i Partisë Social Demokratike Maqedonase ka kërkuar që ato materiale të sigurohen gjatë gjithë kohës në hapësirat e Prokurorisë.

Ndryshe, “bombat” e Zaevit janë mijëra orë përgjime të zyrtarëve të qeverisë me grupet e ndryshme kriminale, por edhe me Shërbimin Inteligjent Maqedonas. Nga këto përgjime vërtetohet sa shumë Qeveria e Maqedonisë është zhytur në krim të organizuar dhe korrupsion. Mendohet se ka përgjime që dëshmojnë edhe për të vërtetën e rastit “Monstra” ku pesë shqiptarë janë të dënuar me burg të përjetshëm lidhur me vrasjen e pesë maqedonasve në afërsi të Shkupit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here