Zaev: Bujar Osmani ka shpenzuar 400 mijë euro

0

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, publikojë bisedime në të cilat do të dëgjohet zëri i ministres Gordana Jankulovska dhe ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov.

“Biseda e tretë dhe e katërt, janë në mes Nikolla Todorov nga pozita e ministrit të Shëndetësisë dhe Gordana Jankullovska. Todorov e informon Jankullovskën, për furnizime jashtëligjore në ministrinë e Shëndetësisë. Për çmime jo reale dhe para të paguara nga Bujar Osmani, ish ministër i koalicionit nga radhët e BDI-së.  Do të dëgjoni nga Todorov se për rekonstruktim të spitalit Bujar Osmani përsë koti ka shpenzuar 400 mijë euro, para të qytetarëve, të cilët nuk dihen se ku kanë përfunduar, ose siç dëgjohet në bisedat kanë përfunduar në pus”, ka thënë Zaev.

“VMRO-DPMNE me shkathtësi po e mbron Buja Osmanin. Është e dukshme se biznes relacionet dhe tender koalicionet ndërmjet BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së kanë funksionuar më mirë se sa Kushtetuta dhe Ligjet në Maqedoni”, ka përfunduar Zaev.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here