Ymeri thotë se Jahjaga është vegël e Thaçit dhe e Mustafës

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar ndaj fjalimit të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke thënë se ajo foli me fjalët e kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij Hashim Thaçi.

“Ajo nuk po i përmbush obligimet kushtetuese dhe në anën tjetër nuk po shërben si shefe e diplomacisë së jashtme të Kosovës, që e ka me kushtetutë, veçanërisht karshi marrëveshjeve. Ajo është në anën e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit. Ajo është vegël e tyre”, ka thënë Ymeri për KTV-në.

“Ajo bëri fjalim siç flet Thaçi e Mustafa në skutat e Kuvendit ndërsa ne do të vazhdojmë me protestën tonë për sa kohë vazhdojnë ta rrezikojnë Kosovën këto marrëveshje”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here