Yllka Mujo zgjidhet në jurinë e “Monte Carlo Film Festival”

0

Aktorja shqiptare Yllka Mujo është përzgjedhur për të qenë pjesë e jurisë në edicionin e 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Monte Carlo. Ftesa për Yllkën, erdhi për shkak të vlerave artistike dhe popullaritetit të aktores, që bordi drejtues i këtij festivali, evidentoi pas një kërkimi në tregun e kinematografisë shqiptare.

Nga data 24 shkurt deri në 28 shkurt, Yllka së bashku me aktoren e famshme italiane Maria Grazia Cucinotta dhe emra të tjerë të njohur kritikësh e kineastësh do të vlerësojnë 10 filmat më të mirë komik të vitit. Ky festival është krijuar nga aktori dhe personazhi i emisionit “Striscia la Notizia”, Ezio Greggio.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here