Ylber Ndrecaj:Riza Jonuzi nuk është tradhtarë,ai është i mirëseardhur te ne

0

Ylber Ndrecaj, vëlla i Mirsad Ndrecajt, i rënë dy javë në parë në ngjarjet e Kumanovës, ka deklaruar për “Zëri”, se ai, familja Ndrecaj dhe të gjithë bashkëluftëtarët e Mirsadit nuk e kanë asnjë pikë dyshimi në Riza Jonuzin, emri i të cilit është përfolur ditëve të fundit si personi që e ka tradhtuar grupin e luftëtarëve në Kumanovë.

Ai ka thënë se Jonuzin e njohin shumë herët dhe e kanë mik të afërm të familjes, prandaj nuk dëshirojnë që dyshime të tilla të rëndojnë mbi të.

“Rizën e kemi pasur mik të familjes dhe e kemi mik të familjes edhe sot. Ai ka qenë bashkë me Mirsadin në burg e gjithashtu ka qenë miku më i mirë i Mirsadit nga lufta në Maqedoni në vitin 2001. Ne nuk kemi asnjë dyshim se Riza e ka tradhtuar Mirsadin dhe shokët e tij, prandaj e ftojmë Rizën dhe familjen e tij që lirisht të vijnë për kryeshëndosh dhe të marrin pjesë në të gjitha ceremonitë tjera mortore”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here