Xhihadisti ka shkuar në Siri të luftojë por përfundon duke qëruar patate

0

Britaniku i cili iu bashkua ISIS-it ka postuar në profilin e tij në Twiter se ka probleme të përditshme me detyrat në organizatën terroriste.

Omar Hussein, një ish roje në një nga dyqanet tregtare të zinxhirëve Morisons ka arritur tek ISIS pasi që paraprakisht ka lënë organizatën Al-Nusra, ndërsa në një xhirim propagandistik ka bërë thirrje britanikëve që t’i bashkohen ISIS-it.

Ai thotë se e ka të vështirë ta pranojë jetën e luftëtarit të ISIS-it, sepse siq ka shkruar ai 50 minuta duhet të qërojë patate dhe siç thuhet në Daily Mail, duket se 27 vjeçari nuk merr pjesë në luftime vetëm se rri në Siri.

“Jeta nuk mund të shkojë si kjo, më duhet të shërbej”, ka shkruar xhihadisti duke postuar edhe fotografi se si është i detyruar të bëjë, se kur e ushqen macen, etj.. çka është në kundërshtim me praktikat e deritanishme të xhihadistëve të cilët në rrjete sociale postojnë vetëm shkrime me porosi terroriste.

Hussein në Siri ka shkuar si anëtar i Al-Nusras, organizatë e afërt me Al-Kaidën, por pas katër muajsh është radhitur në radhët e ISIS.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here