Xhihadisti i ISIS-it Valdet Gashi:”Nëse më njihni vërtetë mua duhet ta dini se unë nuk bëjë diçka të keqe”

0

Dy herë kampion bote në kick-boks dhe kampion i Gjermanisë në tai-boks, dhe së fundmi pjesë e grupit terrorist ISIS në Siri.

Kjo është historia tronditëse e shqiptarit nga Kosova, Valdet Gashi, i cili braktisi famën dhe familjen e tij për tu bërë pjesë e ISIS.

Historia

Ish boksieri 28-vjeçar nga Singeni buzë Liqenit të Kostancës, ka arritur të gjitha që në sportin e tij arrihen: kampion kick-boksi, kampion i Gjermanisë në tai-boks. Por, siç duket, Gashit nuk i mjaftuan trofetë shkëlqyese, të cilat i kishte mbledhur përmes sportit.

Sipas gazetës gjermane “Augsburger Allgemeine”, 28-vjeçari ka pohur se është bashkuar me grupin e ISIS për “të ndihmuar dhe për të kërkuar një përgjigje”.

“Më duhet një pauzë”, kështu shkruante Gashi tetorin e kaluar, duke thënë se do të pushonte për një kohë të gjatë.

I rritur në Oberpfalz, Gashi kishte thënë se do të shkonte në Tajlandë për të marrë frymë dhe për të bërë trajnim. Këtë version e kishte besuar edhe familja e tij, por nuk e kishte menduar se ai do të shkonte në Siri.

Përmes postës elektronike, Gashi ka pranuar se është pjesë e ISIS, “Po unë jam pjesë e sistemit. Nuk marr pjesë në luftë, por jam duke ndihmuar në rajonin Membij/Jartablus në mbikëqyrjen e kufirit pranë lumit Eufrat”.

Gashi tregon se çfarë ndodh aty ku është ai, e thotë se ka qenë dëshmitarë i prerjes së kokave.

Sipas Gashit, qëllimi i heqjes së kokës publikisht ka për qëllim frikën, dhe që ai patrullon në lokalitete të ndryshme dhe kujdeset që të respektohen ligjet islame, siç konsideron ISIS.

Po ashtu tregon se qëllimi i tyre është që të “shohin nëse ka kontrabandistë, që sjellin ilegalisht mallra, për shembull cigare, alkool dhe drogë. Këto janë të ndaluara plotësisht këtu”, shkruan Gashi.

Sipas informacioneve të shërbimit sekret gjerman një në 5 luftëtar gjerman në Siri është radikalizuar përmes këtij projekti.

“Këtu janë shumë njerëz nga Gjermania”, konfirmon Gashi. Ai thotë se në Siri flet pothuaj vetëm gjermanisht dhe anglisht, arabishten thotë se e njeh vetëm sipërfaqësisht.

Gashi u radikalizua në shumë faqe në interneti: rrjeti social i cili konsiderohet si makinë rekrutimi i Shtetit Islamik. Si asnjë grup terrori më parë, ISIS ka mësuar që frontin virtual ta shfrytëzojë për qëllimet e tij. Në rrjet qarkullojnë video, që tregojnë brutalitetin më të madh të milicisë së ISIS-it.

“Nëse më njihni vërtetë mua, ju do të duhet ta dini se unë nuk do të bëjë diçka të keqe. Por gjithsesi…. mbani këtë mendim për mua, nëse kjo ju bën të lumtur”, shkruan Gashi për të gjithë ata që kanë fjalë negative për të.

Shërbimet e inteligjencës gjermane thonë se, numri i shtetasve që luftojnë për ISIS është rritur në mënyrë të konsiderueshme që nga fillimi i vitit, dhe tani ka rreth 650 anëtarë gjermane të grupit terrorist.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here