Xhihadistët e ISIS-it në Serbi, Beogradi, Novi Sadi, e Nishi, ndër objektivat e tyre

0

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka vendosur dje që të rris nivelin e sigurisë në pikën më të lartë, bazuar nga të dhënat operative të mbledhura nga shërbimet e sigurisë, të cilat kanë ngritur alarmin për mundësinë e sulmeve terroriste në këtë vend.

Sipas këtyre të dhënave, terroristët kanë mbërritur tashmë në Serbi dhe rreziku i sulmeve është shumë i madh, sidomos në tubime të mëdha publike, siq janë festivalet muzikore, panairet apo tubime të tjera, në qytetet e mëdha, si Beograd, Novi Sad dhe Nish.

Analisti ushtarak Aleksandar Radiq i ka thënë gazetës serbe “Kurir” se ISIS zhvillon një fushatë të zgjeruar, më shumë me qëllime të një lufte propagandistike, dhe ky qëllim është konfirmuar edhe nga Miroslav Lazansky i cili thotë se tubimet publike lehtë mund të bëhet një objektiv i terroristëve.

“Çdo tubim masiv i njerëzve mund të jetë një objektiv. Këtu, kryesisht duke iu referuar ngjarjeve të ndryshme, sportive dhe ngjarje argëtuese, ku ka një përqendrim të madh të njerëzve”, ka thënë ai.

Policia serbe ka rritur shkallën e sigurisë, jo vetëm në rrugë, por edhe pranë pallatit të Presidentit, ndërtesave të qeverisë dhe edhe te Prokuroria Speciale, ku shihen policë që bëjnë roje me pushkë të gjata. (lajmi.net)

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here