Xhezair Shaqiri – Hoxha: Ali Ahmeti e meriton plumbin

0

Xhezair Shaqiri – Hoxha ka akuzuar rëndë kryetarin e BDI’së, Ali Ahmetin, duke thënë se është kryesori i tradhtarëve të shqiptarëve.

Ai ka thënë se edhe po të vritej Ahmeti nuk do t’i dhimbsej. Në Interaktiv të KTV’së, Hoxha tha se Ahmeti e meriton plumbin dhe se Ahmeti nuk ka luftuar kurrë në Maqedoni dhe se në kohën e luftës ishte në Kosovë.

“Ali Ahmeti e ka merituar më shumë se njëherë plumbin. Pa dyshim. Prej shumë tradhtive deri tani. U desh një luftë mes maqedonasve për të dalë tradhtitë e Ali Ahmetit. Në “bombat” e Zaevit e shohim se a janë vjedh votat në zgjedhje. Të gjithë shqiptarët do të gëzoheshin që Ali Ahmeti do të vdiste. Ai ka qenë një person që ka qëndruar në Kosovë. I kemi dhënë të drejtën për të udhëhequr luftë. Ai nuk ka luftuar në Maqedoni, ka qenë në Kosovë. Nuk di të gjuaj me armë”, ka thënë Shaqiri.

Ai ka thënë se të rënët në përleshjet në Maqedoni, janë tradhtuar nga dikush, dhe emrat e tyre do të publikohen sapo të kenë mundësi të flasin të arrestuarit.

“Ne kemi pas kontakte me të gjithë, shumë pak kemi informacione. Shohim shumë spekulime. Realiteti mund të dihet saktë se çfarë është bërë vetëm kur të dalin disa dëshmitarë që i kanë shpëtuar. Komandant Sokoli është i gjallë dhe shumë djem tjerë mund të tregojnë se kush i thirri dhe kush i tradhtoi”, ka thënë komandant Hoxha.

“Dikush nga Maqedonia i ka bërë këto tradhti. Shqiptar padyshim se tradhtari gjendet në mes të gjithkujt. Nuk është Esat Pasha tradhtari i fundit.

“Jam plotësisht i bindur se kanë rënë në tradhti. Kur të vijnë në Kosovë do të dalin emrat. Ata i ka ftuar dikush nga Maqedonia. Është ende herët të flasim, nuk kemi dëshmi. Nuk ka qenë vështirë me i bind që të luftonin për popullin. Ata konsideroheshin si shpëtimi i vetëm. Mbi gjithë këtë, jam krenar që i kam pas shokë. Kanë qëndruar ashtu si i përket trimave, Mic Sokolave të kombit tonë”, ka thënë komandant Hoxha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here