Xherdan Shaqiri: Nuk flas me ish kolegët e Bajernit

0

Ndonëse transferimi i tij nga Bajern Mynih te ekipi Italian “Inter” u prit si “shpëtimtar” i ekipit, kjo gjë nuk ndodhi pasi që Shaqiri më shumë ka qëndruar në stol se sa është inkuadruar në lojë.

Por, kjo nuk e ka brengosur aspak futbollistin kosovar.  Ai ka thënë se nuk ka problem me trajnerin Roberto Mançini.

“Raportet me trajnerin janë të mira. Unë isha dëshira e tij për të  u transferuar tek Interi. Ne synojmë të arrijmë shumë lartë së bashku me klubin”, ka thënë Shaqiri, përcjell “albinfo.ch”.

Futbollisti i përfaqësues zvicerane duket se nuk është penduar fare që është larguar nga Bajern Mynihu, madje ai ka gjetur një arsyetim se përçka nuk flet me ish koleget e grupit të Bajernit, aty ku Xherdani fitoi trofet më të çmuara për një klub futbollistik. “(Qesh).  Jo,  nuk kam kontakte me ish kolegët e klubit. Më ka humbur celulari që mbaja në gjermani dhe bashkë më të edhe numrat e telefonit të tyre”, është arsyetuar ai.

Ndërkohë i pyetur për jetën në Milano, ai ka thënë se i pëlqejnë ushqimet italiane ani pse më shumë preferon ushqimet nga duart e nënës së tij.

Xherdan Shaqiri iu është rikthyer sërish paraqitjeve fantastike të tij të përfaqësuesja e Zvicrës ku në ndeshjen e fundit kundër Lichtershtajnit, ai shënoi një super gol, dhe asistoi në golin e parë të Blerim Xhemailit.

Xherdan Shaqiri do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e radhës që Zvicra do ta zhvilloj të dielën kundër Lituanisë.

– See more at: http://www.albinfo.ch/xherdan-shaqiri-nuk-flas-me-ish-koleget-e-bajernit/#sthash.luoaNoaQ.dpuf

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here