Xherdan Shaqiri nuk është i kënaqur me 2.8 milion euro për një sezonë,kërkon më tepër

0

Schalke 04 mund të jetë skuadra e ardhshme e super mesfushorit kosovar Xherdan Shaqiri.

Klubi gjerman, Schalke 04, insiston ta blejë mesfushorin shqiptar të Interit, Xherdan Shaqirin.

Skuadra gjermane kërkon uljen e çmimit për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës, dhe sipas ‘Corriere dello Sport’ ‘Nerazurët’ kanë pranuar uljen e çmimit në 15 milionë euro për 23-vjeçarin.

Raportohet se janë duke vazhduar negociata mes Interit dhe Schalke 04 për ish futbollistin e Bayern Munich, por thuhet se Shaqiri kërkon pagë më të madhe se 2.8 milionë euro në sezon, aq sa merr aktualisht tek Interi.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet marrëveshja mes Schalkes dhe kosovarit Xherdan Shaqiri, i cili është lojtari i parë nga Kosova që ka fituar Ligën e Kampionëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here