Xherdan Shaqiri: “Nuk e doja shortin me Shqipërinë “

0

“Nuk e doja shortin me Shqipërinë. Kryesisht për shkak se do kishte qenë më emocionuese nëse do luanim me një kundërshtar të ri. Me Shqipërinë e dimë se çfarë na pret”, ka thënë Xherdan Shaqiri.

Ai ka hapur dyert e shtëpisë së tij për gazetarët e të përditshmes zvicerane Blick.

Mesfushori shqiptar Për herë të parë ka ftuar gazetarët e të përditshmes zvicerane, Blick, në shtëpinë e tij në rrethinat e Mançesterit në Angli ku ka folur për tema të ndryshme, edhe për ndeshjen me Shqipërinë në Euro 2016.

“Natyrisht se familja ime do të më përkrahin mua, por do jetë një ndeshje speciale për të gjithë. Megjithatë, unë distancohem pak nga kjo temë”, ka thënë ndër të tjera Shaqiri.

Shqiptaro-zvicerani i cili luan për ekipin e Stoke City, fiton 9.5 milionë franga bruto në vit, kontrata më e mirë që ka nënshkruar ndonjëherë një sportist zviceran, shkruan Blick.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here