Xhelal Sveçla: I pari që do të shkarkohet nga pushteti i ri është Baki Kelani

0

Anëtari i lëvizjes Vetëvendosje i cili aktualisht është Drejtor i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla në llogarinë  e tij në Facebook ka shkruar se zyrtari i parë që do të shkarkohet nga pushteti i ri do të jetë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sveçla ka thënë se gënjeshtrave të Kelanit u ka ardhur fundi, njofton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Sveçlës:

“Zyrtari i parë që do të shkarkohet nga pushteti i ri do te jetë gebelsi i vogël i këtij regjimi, Baki Kelani. I ka ardhë fundi rrenave të tij!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here