Xhavit Haliti: E luta Rugovën që të bëhej Komandant i UÇK-së

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Xhavit Haliti për herë të parë ka folur lidhur me ftesën që ai i kishte bërë ish-presidentit të vendit Ibrahim Rugova.

Haliti, teksa ka rrëfyer ngjarje për jetën e tij në “Personale” në tv Dukagjini ka thënë se i kishte ftuar Rugovën që të bëhej komandant i përgjithshëm UÇK-së.

“Jam përpjekë që t’ia mbushi mendjen (Ibrahim Rugovës) që të jetë komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” ka thënë Haliti.

Haliti këto komente i ka bërë teksa ka rrëfyer edhe ngjarje të tjera për jetën e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ndryshe, Azem Syla dhe Sylejman Selimi ishin komandantë të përgjithshëm të UÇK-së.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here