Xhaka: Ka një muaj që luaj me brinjën e thyer!

0

Granit Xhaka me skuadrën e tij aktualisht ndodhet në pozitën e tretë në bundesligën gjermane. Sigurisht, në suksesin e Mönchengladbach-ut është një hise e mirë e kontributit të tij.

Megjthatë  Graniti duket ta ketë paguar shtrenjtë këtë sukses. Ai tregon për mediet gjermane për problemet e tij serioze shëndetësore.

„Në fund të marsit, në ndeshjen me kombëtaren zvicerane kundër Estonisë kam thyer brinjën e gjashtë. Kjo në të vërtetë do të duhej të nënkuptonte një pauzë prej katër deri gjashtë javësh nga futbolli. Por unë po vazhdoj kështu”.

Tri ndeshjet e para pas lëndimit i kam luajtur me nje korset mbrojtës prej  karboni në trup. Këtë korset e kam braktisur së fundi në ndeshjen kundër Wolfsburgut sepse më pegonte frymëmarrjen”, tregon ai për bild.de dhe shton se merr edhe medikamente kundër dhembjes.

Por, Xhaka nuk frikësohet se lëndimi i tij mund të bëhet i rrezikshëm. „Pas përfundimit ë sezonit kam mjaft kohë për shërim”, shprehet ai.

Mirëpo ndoshta edhe nuk ka gjithaq shumë kohë… Trajneri i kombetares së Zvicrës, Petkovic ka sigurisht plane me Xhakën për ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian, më 16 qershor në Lituani…/albinfo.ch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here