Xhabir Zharku pas tri vitesh kthehet pa problem në Kosovë

0

Ish- kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku ka hyrë në vitin e tretë të arratisjes së tij nga drejtësia dhe i njëjti vazhdon ta shijojë lirinë në shtetin suedez.

Institucionet shtetërore nuk kanë bërë asgjë deri tash për ekstradimin e tij nga Suedia për vuajtjen e dënimit prej tri vitesh për detyrim dhe armëmbajtje pa leje.

Zëdhënësja e Ministrisë së Drejtësisë, Saranda Salihu, përmes një përgjigjeje elektronike për TV Rrokum thotë se kjo Ministri ka bërë gjithçka që i takon, mirëpo pa treguar se çfarë konkretisht është bërë për ekstradimin apo edhe procedimin e lëndës së tij.

E njëjta përgjigje pothuajse vjen edhe nga Policia e Kosovës. Zyrtarë të këtij institucioni thonë se do të zbatojnë urdhëresën e organeve të drejtësisë.

Ndërkaq, drejtori Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, thotë se Zharku nuk është arratisur, por se drejtësia ia ka mundësuar ikjen nga vuajtja e dënimit.

Musliu thotë se Ministria e Drejtësisë duhet t’i ndërmarrë gjitha veprimet e nevojshme ligjore që të kërkojë ekstradimin apo që lënda e Zharkut të transferohet në Suedi dhe që drejtësia suedeze të merret me këtë që ai të vuajë dënimin e shqiptuar. Ai akuzon institucionet e ndjekjes se kanë lejuar arratisjen e jo vetëm të ish-kryetarit të Kaçanikut po edhe të disa tjerëve. Sipas tij, edhe tre vite i kanë mbetur Zharkut që të kthehet pa asnjë problem në Kosovë.

Veriu

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here