Willian e ka qartësuar të ardhmen e tij në Chelsea pas golit të fitores që e shënoi ndaj Newcastle për 2-1 të shtunën në “Stamford Bridge”.

Braziliani u ka dhënë fund spekulimeve se ai do të largohet nga Chelsea, transmeton Gazeta Express.

“E ardhmja ime është këtu”, ka thënë 30-vjeçari.

“Kam edhe një vit e gjysmë në kontratën time, dhe dua të qëndrojë këtu derisa të përfundojë”.

“Nuk e di nëse klubi dëshiron të ma vazhdojë kontratën, mirëpo fokusi im është këtu. Do të doja një kontratë të re. Nëse ata dëshirojnë, atëherë e dua edhe unë”.

“Jam këtu për katër vite e gjysmë, kam fituar tituj. Jam shumë i lumtur”.

Willian në këtë stinor ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 6 asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/willian-e-ardhmja-ime-eshte-ne-ketu-615739/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here