William Walker kundër themelimit të Gjykatës Speciale në Kosovë

0

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker është kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Walker thotë se është shpenzuar shumë deri tani në këtë drejtim dhe nuk ekziston nevoja që të pritet edhe disa vite derisa të fillojë punën ajo, raporton RTV 21.

Madje, Walker thotë se qytetarët e Kosovës bashkë me liderët duhet të vendosin dhe t’u thonë ndërkombëtarëve mjaft.

“Duhet të filloni të vendosni vet. T’ju thoni ndërkombëtarëve: ‘mjaft na treguat ju çfarë të bëjmë’”, ka thënë ai.

“Çfarë na duhet edhe një Gjykatë që i duhen edhe disa vjet deri të fillojë punën. Nuk e kuptoj nevojën për themelimin saj”, ka thënë Walker.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here