Weber: Ekstremistët e këtij parlamenti kanë arritur të duartrokasin edhe Fidel Kastron

0

Kristian Demokrati Gjerman Manfred Weber i ka drejtuar një sërë akuzash Alexis Tsipras. Ai e akuzoi atë për mostregim dinjiteti dhe për politikë jo dinjitoze. Ai është ndalur edhe te duartrokitjet që iu bënë Tsipras. “Jeni treguar shumë i ashpër në deklaratat tuaj në ditët e fundit . I keni quajtur kreditorët europianë terrorist dhe për këtë nuk keni kërkuar falie. Ju nuk keni bërë propozime dhe keni shkatërruar besimin e Europës. Ju nuk keni treguar dinjitet, por dinjitet do të thotë të thoni të vërtetën. Ju keni thënë që bankat do të hapen të martën dhe ato nuk janë hapur. Kjo nuk është një politikë dinjitoze. Ekstremistët e këtij parlamenti kanë arritur të duartrokasin edhe Fidel Kastron ndaj ju nuk rrethoheni nga miq të duhur por të gabuar. Ndaj nuk e kuptoj kush ju duartroket”, – tha Weber.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here