Walker kundër dhunës në protesta, kërkon të ndërrohet e tërë klasa politike kosovare

0

Ish-ambasadori i Misionit verifikues të OSBE-së gjatë vitit 1998-1999 në Kosovë, William Walker tha se Kosova është në drejtimin e gabuar.

Ai mendon se Kosova duhet të ndryshojë brezat, të cilët e udhëheqin vendin politikisht.

Këtë ai e tha pas takimit me të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke shtuar se nuk beson që Kosova mund t’i zgjedh problemet e shumta me klasën e tanishme politike.

“Unë reflektoj shumë në mendimet e shumë shqiptarëve që jetojnë në Amerikë dhe pajtohem me ta se një prej problemeve më të mëdha në Kosovë është klasa politike, e cila mendoj, nuk është duke e ndjekur një rrugë e cila do ta çonte Kosovën në drejtimin e duhur. Në aspektin politik Kosova është në drejtimin e gabuar dhe njerëzit e Kosovës të cilët u kthyen në Kosovë pas luftës dhe të cilët kanë festuar në rrugë pas shpalljes së pavarësisë në shkurt kanë pritur një lloj të politikës shumë më ndryshe dhe njerëz shumë më ndryshe. Mendoj që Kosova duhet t’i ndryshojë brezat të cilët udhëheqin vendin politikisht. Mendoj që problemet e shumta dhe serioze më të cilat Kosova është duke u përballur nuk mund të zgjidhen nga kjo klasë politike tanishme”, tha Walker.

Po ashtu, ai shtoi se përkrah protestat të cilat po bëhen në Kosovë, por jo ato të dhunshme siç kanë ndodhur së fundi në Kosovë.

“Dhe në SHBA protestojmë tërë kohen. Nuk dua të them që jam një admirues i tyre [protestave] por nëse ato janë një kauzë për të dal në rrugë dhe të ngritur zërin për diçka, atëherë mendoj që janë shumë të mira. Por, nëse teprohen, e cila ndodhi se fundi, atëherë duhet të zgjidhet ky problem [dhuna në protestë]. Të dëgjosh se ka pasur njerëz me maska që kanë hedhur ngjyrë dhe bërë gjera të këqija në rrugët e Prishtinës , dhe dëgjova prej Shpendit se ai si kryetar i Prishtinës nuk ka funksion mbi policinë, prandaj kjo është një çështje që i përket qeverisë, e për këtë do ta fajësoja Qeverinë që i ka bërë gjëra, të cilat ka mundur t’i bej më mirë në protestë”, tha Walker.

Walker po qëndron në Kosovë me rastin e shënimit të 17 vjetorit të masakrës së Recakut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here