Walcott thotë se Arsenali ka qenë skuadra më e mirë në Evropë në vitin 2015

0

Theo Walcott thotë se Arsenali ka qenë skuadra më e mirë në Evropë në vitin 2015.

Rezultatet e mira gjatë këtij viti e kanë bindur Walcottin se nuk ka skuadër më të mirë në Evropë në këtë vit se Arsenali.

“Do të thoja se po. Ka shumë garë për një vend në formacion në çdo pozitë kështu që të gjithë po japin gjithçka dhe po luajnë shumë mirë”, u përgjigj ai për faqen zyrtare të Arsenalit kur u pyet nëse skuadra e tij është në formën e vet më të mirë, transmeton Koha.net.

“Në këtë vit kalendarik ne kemi qenë skuadra më e mirë në Evropë. Nuk ka shumë dëmtime dhe të gjithë janë në formë të mirë. Nëse do të kishim një sezon pa dëmtime, mendoj se do të mund të fitonim titullin”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here