VV:“Po vazhdon dhuna ndaj protestuesëve, nuk po hetohet policia për sjelljet brutale”

0

PRISHTINË, 1 SHKURT – Visar Ymeri, kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetvendosje dhe aktivisti Frashër Krasniqi janë ankuar sot në një konferencë shtypi se Policia e Kosovës po e vazhdon dhunën ndaj aktivistëve të kësaj lëvizjeje për shkak të dy protestave të fundit. Visar Ymeri ka tërhequr vëmendjen se derisa po arrestohen, maltrethen e dënohen aktivistët e VV-së, në anën tjetër nuk po hetohen edhe policët për sjelljet e tyre brutale. Ai u ka bërë thirrje organizatave vendore e ndërkombëtare që t’i monitotojnë këto sjellje të policisë dhe të reagojnë. Këto sjellje njëkohësisht sipas tij janë dëshmi e panikut të Qeverisë së Kosovës. “Dhe tani e kemi një situatë kur të frikësuarit po tentojnë t’i friëksojnë qytetarët”, ka thënë Ymeri duke theksuar se qytetarët megjithatë nuk po frikësohen. “Isa Mustafa e Hashim Thaçi i kanë dy alternativa: ose të ballafaqohen me Serbinë, që ta jetësojnë Republikën e Kosovës, ose do të ballafaqohen me qytetarët e bashkuar në protestë, në mënyrë që burimi i sovranitetit të jetë edhe ushtrim i sovranitetit, nëpërmjet protestës”, ka theksuar ai.Frashër Krasniqi ka treguar se nga numri i përgjithshëm i të arrestuarëve të protestës së fundit 29 veta së paku i kanë marrë nga 30 ditë paraburgim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here