VV thotë se Policia e Kosovës po dezinformon

0

PRISHTINË, 3 SHKURT – Lëvizja Vetvendosje ka reguar ndaj deklaratave të Policisë së Kosovës se nesër mund të ketë dhunë dhe njerëz të armatsour në protestën e paralajmëruar. VV e ka quajtur policinë të instrumentalizuar politikisht. “Policia e Republikës së Kosovës po e vazhdon represionin e vet, të urdhëruar politikisht, ndaj qytetarëve protestues të Kosovës. Me deklaratat e saj policia është duke i dezinformuar qytetarët, dhe njëkohësisht po synon t’i frikësojë ata. Nuk ka asgjë të vërtetë prapa deklaratave të tyre”, ka thënë VV. “Policia e Kosovës ka treguar se tashmë është kthyer në një vegël politike të një qeverie të verbuar nga pushteti që refuzon t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve. Policia e Kosovës po kthehet në mjetin kryesor të qeverisë që po përpiqet ta kthej Kosovën në një shtet policor”, është shprehur VV në reagimin e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here