VV: “Të pikëlluar që nuk kemi më njerëz si Zahir Pajaziti”

0

PRISHTINË, 31 JANAR – “Zahir Pajaziti u përket luftëtarëve të lirisë, të cilët i paraprinë luftës çlirimtare, aksionet e tij guerile e kanë dëmtuar Serbinë asokohe, e kanë shtuar besimin e qytetarëve te UÇK-ja dhe e kanë rritur vetëbesimin e popullit shqiptar”, ka thënë lideri i Lëvizjes Vetvendosje Albin Kurti sot pasi ka bërë nderime te shtatorja e heroit, në 18 vjetorin e rënjes. “Sot, ne kemi dhembje e pikëllim që nuk kemi njerëz më si Zahir Pajaziti, mirëpo në të njëjtën kohë kemi shumë krenari, meqenëse gjaku i dëshmorëve dhe i heronjve të kombit nuk humbet kurrë, e njësoj edhe emri i tyre kurrë nuk do të harrohet”, ka shtuar ai.  “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha me rënien e tyre heroike i dhanë një hov të jashtëzakonshëm UÇK-së dhe janë këso njerëzish ata që na e mundësuan që ne të jemi ku jemi sot këtu, është ideali, vepra dhe puna e tyre që paraqet të vetmin udhërrëfyes për neve se si të ecim drejt, mirë vërtetë përpara, emrat e tyre janë të shkruar me shkronja të arta si emra të luftës çlirimtare të UÇK-së në historinë tonë kombëtare”, ka përmbyllur ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here