VV përkujton gevën e minatorëve të Trepçës dhe thotë se “ata e dinin dhe po e dijnë qka është mirë”

0

 

PRISHTINË, 20 SHKURT – Në datën kur në vitin 1989 minatorët Trepçës kishin filluar grevën në minierat e tyre, për t’i kundërshtuar amandamentimet kushtetuese që atëbotë përgatiteshin për t’ia suprimuar autonominë Kosovës, Lëvizja Vetvendosje, sot ka përkujtuar se minatorët e të njëjtit kombinat edhe në javën e parafundit të janarit të vitit 2015, prapë hyrën në grevë në minierat e Trepçës duke kërkuar shndërrimin e menjëhershëm të Trepçës në ndërmarrje publike. “Sikur atëherë, edhe tash minatorët po e dinë se çka është mirë. Por sikur atëherë edhe tash pushteti nuk po i dëgjon”, ka theksuar VV në një komunikatë në lidhje me këtë përvjetor. “Trepça e ndarë në dysh është e tillë për shkak të konjukturave politike të cilat qeverisin në Kosovë. Për të njëjtën arsye që Mitrovica është e ndarë dhe e mban edhe Kosovën të ndarë në dysh. Kosova mbahet e ndarë për ta mbajtur të ndarë Trepçën. E Trepça mbahet e ndarë për shkak se Kosova është e ndarë. Ndarja nuk është e mirë për Trepçën. Rrjedhimisht nuk është e mirë as për Mitrovicën, Kosovën, e as për Republikën”, ka vequar VV duke konstatuar se sot minatorët duke kërkuar për Trepçën ndërmarrje publike “po kërkojnë afirmimin dhe sovranizimin e Republikës” dhe duke bërë me dije se i mbështetë fuqishëm ata në këtë kërkesë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here