VV i akuzon komandantët policor, i thotë prokurorisë t’i dënojë “kriminelët”

0

PRISHTINË, 3 SHKURT – Deputetët e Lëvizjes Vetvendosje Albulena Haxhiu dhe Ilir Deda e kanë dorëzuar sot një kallëzim penal në lidhje me aktet e dhunës të kryera nga Policia e Kosovës gjatë, para dhe pas protestës së mbajtur në datën 27 janar në Prishtinë. “Ky kallëzim penal është drejtuar kundër komandantëve dhe shefave të policisë që kanë drejtuar operacionet policore, dhe gjithashtu është drejtuar kundër policëve të identifikuar me numrat e tyre, si dhe ndaj policëve që nuk e kanë mbajtur numrin e tyre të identifikimit”, ka bërë me dije deputetja Albulena Haxhiu. VV ka arritur të grumbullojë mbi 20 deklarata nga protestuesit e arrestuar, raportet e tyre mjekësore, fotografitë dhe videoinçizimet që dëshmojnë për dhunën e kryer nga disa policëe kosovarë. VV ka theksuar se në ndërkohë që mbahen në paraburgim ende mbi 30 protestuesë, asnjë polic i vetëm nuk mbahet nën arrest dhe ndaj asnjë polici dhe shefave të tyre nuk janë marrë masa në lidhje me veprat penale që kanë kryer. “Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë që menjëherë ta shqyrtojë këtë kallëzim penal dhe të marrë masat e domosdoshme për të dënuar kriminelët”, janë shprehur deputetët e Lëvizjes Vetvendosje për komandantët dhe policët që i akuzojnë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here