VV: “Dy punëtorë sulmuan me vrushkujë uji, protestuesit u detyruan të mbrohen”

0

PRISHTINË, 20 SHKURT – Lëvizja Vetvendosje ka dalë edhe zyrtarisht me një komunikatë në kundërshtim të deklarimeve të Sindikatës së kompanisë “Pastrimi” e cila kishte deklaruar se punëtorët e kompanisë ishin sulmuar nga protestuesit e VV-së. “Me një skenar të paramenduar, dy punëtorë filluan kinse pastrimin e oborrit të ndërmarrjes dhe hapësirës së vendit ku qëndronin protestuesit. Ata pa asnjë paralajmërim filluan të lagnin protestuesit me vrushkuj uji nga cisterna. Kjo shprehte qëllimin e qartë të tyre për provokimin e situatës dhe pengimin e protestës”, ka sqaruar VV sipas së cilës në ditën e katërt të protestës para kompanisë “Pastrimi” përkrahja e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje po rritet. Sipas VV-së kanë qenë vet punëtorët e “Pastrimit” ata që sot u kanë dhënë protestuesve informacionin se “uzurpatori Feim Salihu do të përpiqet të futet në ndërtesë”. “Duke qenë se Policia e Kosovës ishte e pranishme dhe nuk mori asnjë hap, protestuesit u detyruan që të mbrohen nga sulmi i paramenduar”, ka njoftuar VV duke shtuar se asnjëherë deri tani nuk është penguar puna e të punësuarëve nga protestuesit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here