Vushtrri: Polici plagos qytetarin

0

Në rrethana ende të pasqaruara, një polic jashtë detyrës zyrtare sot në Vushtrri, ka shtënë me armë në drejtim të një qytetari dhe e ka plagosur atë, raporton Veriu.info.

Rastin e plagosjes në Vushtrri për Veriu.info, e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 12:00 në Vushtrri, një polic jashtë detyrës zyrtare ka shtënë në drejtim të një personi civil të cilin e ka plagosur, e i cili po trajtohet në QKUK dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

Polici është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, derisa me rastin po procedon Inspektorati policor dhe prokurori.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here