Vuqiq reagon me nervozë: Vendimi i CAS-it, turp për drejtësinë

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, iu ka kundërpërgjigjur kryeministrit shqiptar, Edi Rama, sa i përket vendimit të CAS-it. Në fakt, Rama, e ka quajtur super lajmin që CAS’i i dha fitoren Shqipërisë kundër Serbisë. “Supeeeer! Ja ç’dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi ne Beograd!!! #ForcaShqiperia”, ka shkruar Edi Rama në twitter. Ndërkaq, ndaj këtij postimi ka reaguar kryeministri serb, duke shkruar po ashtu në twitter, transmeton Express. “Drejtësia evropiane për të satën herë është rikthyer në një padrejtësi globale. Ata që e shkaktuan incidentin u shpërblyen, kurse viktima u dënua. Vendimi i gjyqit në Lozanë është turp për të drejtat, drejtësinë dhe paraqet fyerje për të gjithë njerëzit normal”, ka shkruar Vucic.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here