Vulin flet përqartë: ROSU nuk mund të hyjë në veri të Kosovës pa lejen e Serbisë

0

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Aleksander Vulin është i njohur për deklaratat e tij amatoreske.

ështu është deklarata e tij e fundit, ku i reagon Kreut të Shërbimit Informativ të KFOR-it Vincenzo Gras, i cili tha se njësia speciale e Policisë së Kosovës mund të hyjnë në veri pa lejen e KFOR-it

Sipas Vulin, njësia speciale e Policisë se Kosovës, ROSU nuk mund të hynë në veri pa lejen e Serbisë.

“Ne jemi duke kërkuar një shpjegim nga KFOR-i se çfarë dëshironte të thoshte përfaqësuesi I KFOR kur tha se ROSU mund të hyjnë në veri pa lejen e tyre”, tha ministri serb.

Po ashtu theksoi se kundërshton çfarëdo lloj ideje për hyrjen e ROSU në veri pa pëlqimin e Serbisë dhe të katër kryetarëve të komunave të veriut.

Vulin vazhdoi duke thënë se pret nga KFOR në të ardhmen të jap shpjegim për deklaratat e përfaqësuesit të tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here