Vuçiq:Nikoliqi shpërndau platformën për Kosovën pa miratimin tonë,kemi probleme me të

0

Presidenti Tomislav Nikoliq, me platformën e tij për Kosovën po na sjell probleme të mëdha, ndërsa në lidhje me këtë kam mësuar nga mediat. Kështu u ka thënë kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq përfaqësuesve të organizatave joqeveritare në Serbi.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, sipas gazetës serbe “Blic”, ka zhvilluar dy takime me liderët e OJQ-ve, të cilat i janë dedikuar situatës së të drejtave të njeriut në Serbi, integrimit evropian dhe çështjes së sigurisë.

Vuçiq tha me këtë rast tha se “ka probleme të mëdha me presidentin Tomisllav Nikoliq, i cili pa u konsultuar me të propozimin për platformën shtetërore për Kosovën ua ka shpërndarë mediave serbe”, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, kryeministri u shpjegoi OJQ-ve, se “Qeveria serbe është vënë në një pozitë të palakmueshme me dokumentin Nikoliqit – nëse e pranon, Serbia do të fajësohet nga Perëndimi, nëse e hedh poshtë, do të duket se Qeveria është kundër Kosovës nën Serbi”.

Kujtojmë se në platformën e Tomislav Nikoliqit parashihej që Kosovës t’i jepej autonomi brenda Serbisë, me kompetenca të tilla, si njësi federale e Republikës, ndërsa pjesa veriore e Kosovës, t’i bashkëngjitej shtetit serb.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here