Vuçiq:”Nëse Thaqi do të vijë në Beograd,ne do të veprojmë sipas ligjeve tona.Akuza ndaj Thaqit është ende në fuqi”

0

Reagon edhe kryeministri serb Vuçiq lidhur me vizitën e mundëshme të zëvendës kryeminitrit dhe ministrit të punëve të jashtme të Kosovës Hashim Thaqi në Beograd.Në një konferencë për shtyp,siç transmeton B92 Vuçiq tha se “ligjet në Serbi ekzistojnë dhe shteti jonë do të veprojë sipas ligjit nëse Thaqi vendos të vijë në Beograd.Askush nga Brukseli nuk ka intervenuar dhe nuk na ka sugjeruar se si të veprojmë në vizitën e mundëshme të Thaqi”.

Në pyetjen se Tony Bler ishte i akuzuar poashtu nga gjykatat serbe dhe ai erdhi në Serbi,ai tha se “Hashim Thaqit nuk i është hequr akuza, dhe shteti ynë do të veprojë sipas ligjeve në fuqi”.

Sipas mediave të Beogradit mësohet se ka pasur intervenime nga Brukseli që Thaqi të pranohet në Serbi në ftesën e një organizate të rinjësh.Ndërkohë kryepolici serb Nebojsha Stefanoviç ka deklaruar se Thaqi do të arrestohet nëse vjen në Serbi,ndërsa homologu i Thaqit Ivica Daqiç e quan të panevojshme këtë vizitë të paralajmëruar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here