Vuçiq: U sulmova edhe me shqelma e grushte, por kjo s’është inçizuar

0

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se nesër do t’i bëjë ftesë zyrtare të tre përfaqësuesit e Presidencës së Bosnje Hercegovinës në vizitë në Beograd apo në cilin do vend tjetër të Serbisë, kur të donë.

 

“Serbinë e kam përfaqësuar me përgjegjësi gjithandej. Asnjë mysafiri nuk i ka munguar asnjë qime floku nga koka”, ka thënë Vuçiq në një deklaratë për televizionin publik të Serbisë duke komentuar në këtë mënyrë incidentin në Srebrenicë, raporton Novosti.

Vuçiq ka thënë se si tek serbët, ashtu edhe tek myslimanët [e Bosnjës] është me rëndësi se si i presin mysafirët.

“Është turp i madh të mos pritet mysafiri si duhet”, ka shtuar kryeministri serb, ndërsa ka theksuar se ai jo vetëm se është sulmuar me gurë e shishe në Potoçar, por edhe me shqelma e grushte, por se ka thënë “kjo pjesë nuk është incizuar”.

Vuçiq mes tjerash ka thënë se e pranon kërkimfaljen e Bakir Izetbegoviqit, anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnjës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here