Vuçiq: Serbia është në ring me Kosovën, por me duar të lidhura

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pranuar se çështja e Kosovës është problemi më i madh i Serbisë.

Ai ka theksuar se Serbia gjendet në një betejë të vështirë duke e krahasuar me një duel të boksit, ku ata gjenden me duar të lidhura.

“Është periudhë e vështirë, sidomos sa i përket Kosovës”, deklaroi Vuçiq në intervistë me edicionin festiv të “Espreso.rs”, transmeton lajmi.net.

“Kur trashëgoni shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 2008, e para kësaj, kur trashëgoni vendimin për tërheqje nga Kombet e Bashkuara dhe kalim në BE, kur trashëgoni edhe probleme tjera, atëherë duart i keni të lidhura”, shtoi ai.

“Duhet të mbeteni në ring, dhe atë jo vetëm tre minuta por 12 raunde nga tre minuta”, theksoi Vuçiq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here