Vuçiq, serbëve: Ne të fitojmë luftën me Amerikën? Mosni… e kemi provuar një herë…

0

Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se nuk ishte i kënaqur me deklaratën e ambasadorit amerikan në Prishtinë se formimi i paralajmëruar i ushtrisë së Kosovës është një hap pozitiv.
Ai theksoi se është i vetëdijshëm se nuk është realiste që Serbia të ndryshojë mendimin e Amerikës, për të cilën pavarësia e Kosovës është një çështje e kryer.

Pas hapjes së fabrikës në Kragujevac, Vuçiç tha se ai gjithmonë ka thënë se shqiptarët nuk bëjnë asgjë vetë, por prapa tyre qëndrojnë Shtetet e Bashkuara.

“Duhet të flasim hapur. Ata kanë edhe aleatë të tjerë në Evropë kështu që ne duhet të orientohemi në fabrika dhe në të ardhmen, për të menduar se si të fitojmë me zgjuarsi. Dhe ne të fitojmë ushtarakisht luftën me Amerikën. … Mosni. E kemi provuar
një herë dhe nuk arritëm, edhe pse ne ishim të sulmuar dhe e dini se çfarë mendoj për agresionin, “tha Vuçiç.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here