Vuçiq: Sa të jam gjallë nuk do të nënshkruaj që Gazivoda t’u takojë shqiptarëve

0

Kurrë nuk do të nënshkruaj që Liqeni i Gazivodës dhe largpërçuesit e tensionit të lartë t’i takojnë Kosovës, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.

Ai ka theksuar “derisa të jetë gjallë” kurrë nuk do të nënshkruajë, kur bëhet fjalë energjetikën, që liqeni i Gazivodës ose largpërçuesit e tensionit të lartë të jenë pasuri e Kosovës, sepse, ka shtuar, e ka zgjedhur populli i Serbisë dhe se për këtë nuk do të mashtrohet dot nga ambasadat e huaja, raporton Titulli.com.

Në bisedimet me Prishtinën të martën në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, është arritur marrëveshja që asnjë fjalë e këtyre marrëveshjeve të mos dalë në opinion dhe këtë pala serbe e ka respektuar, përcjell Koha.net fjalët e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq që i ka thënë për mediet e Beogradit.

Nga mediet serbe nuk është paraqitur asnjë informacion për to, ka shtuar ai.

Takimi Prishtinë – Beograd është mbajtur të martën në Bruksel, ndërsa pasuesi pritet të zhvillohet të hënën, më 29 qershor po në Bruksel. /Titulli.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here