Vuçiq rreth njohjes eventuale të Kosovës nga Rusia: “Nëse Kadri Veseli thotë ashtu, atëherë ashtu duhet të jetë”

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në një konferencë për media ka folur rreth vizitës së djeshme të Vladimir Putin në Serbi. Sipas Veselit, Putin po ua thotë të njëjtat gjëra edhe Thaçit edhe Vuçiqit, gjë që sipas tij tregon afrimin e Rusisë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Merreni si diçka pozitive, ne jemi me Amerikën me perëndimorët, e fqinji ynë në veri po tenton të kaloj mirë me perëndimorët. Putinit pas një takimi me Thaçin, i ka thënë të njëjtat gjëra edhe pas atij me Vucicin, pra Rusia po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Shpresojmë shumë që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së këtë vit”, ka thënë sot Veseli, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë me shefat e Grupeve Parlamentare.

Ndërsa Vuçiq në kundërpërgjigjen e tij ka thënë se gjatë vizitës së djeshme në Beograd, Putin ia ka thënë komplet të kundërtën.

“Nëse Kadri Veseli thotë ashtu, atëherë ashtu duhet të jetë”, ka thënë me ironi Vuçiq, shkruan B92.

“Unë nuk e kam dëgjuar që Putin ta ketë thënë një gjë të tillë, ai e ka thënë të kundërtën”, ka shtuar ndër të tjera Vuçiq, transmeton Gazeta Express.

Putin në konferencën e djeshme para gazetarëve sa i përket çështjes së Kosovës ka thënë se pozicioni i Rusisë nuk ka ndryshuar dhe se respekton ‘Rezolutën 1244’.

Këto deklarata të Putin po cilësohen si jo shpresëdhënëse për Serbinë në rrugën drejt zgjidhjes së problemit të Kosovës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here