Vuçiq: Rezoluta për gjenocidin serb, ide e Hashim Thaçit nga frika e Gjykatës Speciale

0

Hapja kapitujve të ri për vlerësimin e ngociatave të Serbisë me Europën për anëtarësim në BE, varet nga partnerët tanë evropian, ka thënë Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, Serbia i ka kryer detyrat e veta, transmeton Indeksonline.

“Gjithcka që ka qenë në dorën tonë, përfshirë dialogu me shqiptarët dhe reformat e paraqitura nga BE janë kryer me sukses nga qeveria serbe. Vlerësimi i Frederica Mogherinit në Beograd ka qenë inkurajues”, ka thënë Vuçiq për të përditshmen serbe “Politika”.

Sipas Vuçiqit, rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë është ide e Hashim Thaçit, dhe ai po e bënë këtë nga frika e Gjykatës Speciale që do të formohet së shpejti. Ai poashtu thekson se nësë kjo rezolutë miratohet, negociatat Kosovë-Serbi mund të ndërpriten.

“Sa për lajmërimin pas vizitës së Mogherinit në Prishtinë, se një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë mund të kalohet në Kuvendin e Kosovës, mendoj se kjo ide është e Hashim Thaçit dhe faktorëve të tjerë relevant me frikën nga formimi i Gjykatës Speciale e cila do të mirret me njerëzit në Kosovë”, ka thënë Vuçiq.

“Nuk di se si mendojnë të bisedojnë me ne autoritetet kosovare, pas kalimit të kësaj resolute” ka shtuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here