Vuçiq: “Prishtina është gati për tri masa të reja, nuk dihet cila është më e keqe”

0

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se Prishtina është e gatshme për masa të reja kundër Serbisë dhe sipas tij “serbëve në Kosovë dhe Metohi”.

Ai shtoi se këto ishin tri masa të reja, por nuk i ka specifikuar ato.

I pyetur nga gazetarët se a ka vlerësuar se çfarë masash Prishtina mund të ndërmerr, pas taksës, Vuçiç tha se këto janë tri gjëra që mund të përpiqet të bëjë dhe është shprehur se “nuk e di cila është më e keqe për ne”.

“Por unë nuk mendoj se është një nga ato gjëra afatgjata të mira për Haradinajn, ai është një njeri që i vlerëson gjërat në planin afatshkurtër, sikurse edhe disa nga kundërshtarët tanë politikë,” tha Vuçiq.

Vuçiq shtoi se shteti do të marrë vendime për masat e reja të palës shqiptare vetëm kur ato merren dhe nëse merren.

Sipas tij, Kosova i jep më së shumti shqetësim, frikë dhe ankth, sepse, siq shprehet “çmenduria” e Prishtinës u bë e pafund, dhe askush në bashkësinë ndërkombëtare nuk po e ndalë këtë “çmenduri”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here