Vuçiq porosit Edi Ramën dhe Hashim Thaqin “të mos krijojnë destabilitet në rajon”

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se do të ketë një bashkim në rrugë klasike të Shqipërisë dhe Kosovës nëse BE nuk i hap rrugën integrimit dhe liberalizimit të vizave.

Vuçiç ka reaguar në Twitter për deklaratën e bërë nga Rama gjatë një interviste të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi për “Klan Kosova”, ku kryeministri i Shqipërisë tha se ka dy rrugë për bashkimin e dy vendeve, të cilat varen nga BE. “Nëse BE vazhdon t’i mbyllë derën integrimit të Kosovës, atëherë dy shtetet do të jenë të detyruara të bashkohen në rrugën klasike”, është shprehur Rama.

Kryeministri serb u ka kërkuar dy liderëve shqiptarë që të mos shkaktojnë destabilitet të mëtejshëm në rajon. “I premtoj kryeministrit Edi Rama se Shqipëria dhe Kosova, nuk do të bashkohen kurrë siç ai thotë”, shkruan Vuçiç. “Ju lutem liderë shqiptarë, mos krijoni destabilitet të mëtejshëm në rajon.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here