Vuçiq s’e përjashton mundësinë që të jetë në Shkodër për ndeshjen e ardhshme

0

Duket se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic do të jetë prezent në ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet në Shkodër. Ishte Edi Rama ai që e ftoi Vuçiç, që të vinte si i ftuar nderi e të dy bashkë të duartrokisnin fituesin. “I dashur mik, do fitojë kush të luajë më mirë futboll atë ditë ndaj mos thuaj “Ne do fitojmë”, se s’ke gjë në dorë”. “Dhe qe ta dish ndeshja do behet ne Shkodër, ku je i mirëpritur te jesh i ftuari im i nderit, qe t’i duartrokasim se bashku ata qe do fitojnë”, shkroi Rama. Ndërsa kësaj ftese i është përgjigjur kështu Vucici: “E the mirë! Do të jetë kënaqësia ime”

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here