Vuçiq: “Nuk e njohim Kosovën”

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se gjatë dialogut në Bruksel Serbia ka bërë shumë kompromise me të cilat popullata e Serbisë nuk është gjithmonë e kënaqur, se ato janë bërë në mënyrën më të mirë në që të sigurohen jeta dhe garancia e serbëve në Kosovës dhe që Serbisë t’i mundësohet rruga për në BE. “Megjithatë nuk jemi të gatshëm ta njohim Kosovën shtet të pavarur. Shpresoj se Brukseli nuk pret koncesioneve më nga Serbia”, ka theksuar Vuçiq. Ai ka shtuar se nuk mendon se Kosova de facto është e pavarur. “Marrëdhëniet serbo- shqiptare janë me shumë rëndësi për Ballkanin Perëndimor, porse ato nuk janë problemi më i madh i rajonit”, ka thënë Vuçiq për gazetën zvicrrane Neue Zuricher Zeitung.

.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here