Vuçiq në siklet:Perëndimi do të kërkojë që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB

0

Perëndimi do të kërkojë nga Serbia që të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), thotë për Blic drejtori i Qendrës për Rajon, Aleksandar Popov.

Perëndimi do të kërkojë nga Serbia që të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), thotë për Blic drejtori i Qendrës për Rajon, Aleksandar Popov, duke komentuar shkrimin e djeshëm të kësaj gazete beogradase, ku thuhet kancelarja gjermane, Angela Merkel, do t’i kërkojë nga Serbia që të rregullojë marrëdhëniet me Prishtinën sipas modelit të Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore gjatë periudhës deri në vitin 1990, pra se si njëra-tjetra nuk e bllokuan në anëtarësim në OKB, ani pse nuk ishin njohur reciprokisht.
“Gjërat duhet të shkojnë hap pas hapi. Së pari ne duhet të përfundojmë të ashtuquajturin normalizim i marrëdhënieve, ndërsa vet kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, do të kishte probleme të mëdha në këtë moment për t’ia shpjeguar votuesve pse ra dakord që mos ta pengojë Kosovën të pranohet në OKB. Kjo për faktin se para nesh janë zgjedhjet komunale dhe krahinore, ndërsa veprimet e tilla do të godisnin elektoratin e tij. Gjithashtu duhet të kihet parasysh se Vuçiq gëzon besimin e Gjermanisë, kështu që nuk presim shumë presione nga Merkeli”, thotë Popov, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, në qarqet diplomatike thonë se nuk është herët shtrimi i një kërkesë të tillë, për shkak se Perëndimi dëshiron që çështja e Kosovës të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, për shkak se tanimë ekziston edhe një zonë e nxehtë – e tillë si Ukraina dhe problemet me Rusinë.

Kujtojmë se sipas burimeve të Blicit, Gjermania dhe Amerika kërkojnë pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara për shkak se kjo është e vetmja mënyrë që ajo të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, OSBE-së dhe Bashkimit Evropian.

Çdo gjë do të përfundonte me arritjen e një marrëveshje të re për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, e cila është parashikuar edhe në kornizën strategjike të negociatave mes BE-së dhe Serbinë për anëtarësim të shtetit serb në këtë organizatë evropiane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here