Vuçiq më 27 maj nikoqir i Edi Ramës në Tiranë

0

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq do të udhëtojë më 27 maj në Tiranë për vizitë zyrtarë Shqipërisë, njofton gazeta “Danas”, duke iu referuar kabineteve të kryeministrave të Serbisë dhe Shqipërisë.

Sipas gazetës, siç transmeton KosovaPressi, do të jetë kjo vizita e parë zyrtare e një zyrtari serb Shqipërisë në nivelin më të lartë
Nikoqir i kryeministrit serb do të jetë kryetari i Qeverisë shqiptare Edi Rama, i cili më 10 nëntor 2014 qëndroi në Beograd, për vizitë të parë të një zyrtari të Shqipërisë në 68 vitet e fundit.

Duke paralajmëruar vizitën e Vuçiqit, këshilltari i Ramës, Shkëlzen Maliqi, ka deklaruar për “Danas” se Rama dhe Vuçiq “po trasojnë një kthesë të rëndësishme në rrugën që do të jetë bazë për paqe dhe stabilitet në rajon”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here