Vuçiq: Konflikti në Maqedoni mund të përfshijë rajonin

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se tensionet e shkaktuara së fundi në Maqedoni rrezikojnë të prekin të gjithë rajonin.

Në një intervistë për “Euronews”, Vuçiq ka thënë se Serbia është gati të ofrojë ndihmën e saj për zgjidhjen e konfliktit, për një rajon më të qetë.

“Ne do të investojmë gjithë çka nevojitet për t’i ndihmuar që të dalin nga kjo situatë, të kalojnë këto pengesa në rrugë, të krijojnë një mjedis të qëndrueshëm politik e ekonomik në Maqedoni. Çdo gjë që ata do të kenë nevojë ne do ta ofrojmë”, ka thën Vuçiqi.

Sipas kryeministrit serb, nëse trazirat në Maqedoni vazhdojnë, atëherë ato rrezikojnë të përfshijnë të gjithë rajonin.

“Kjo është çështje më e rëndësishme për të gjithë ne, sepse nëse do të kemi përleshje apo trazira në Maqedoni, lehtësisht ato do të përhapen edhe në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Vuçiqi.

Ndërkohë, në një prononcim për gazetën beogradase “Danas”, i pyetur për mendim lidhur me ngjarjet në Kumanovë të Maqedonisë, kreu i Qeverisë serbe ka thënë se shteti i tij “nuk përzihet në punët e brendshme të vendeve tjera”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here