Vuçiq konfirmon se nuk do të jetë i pranishëm në Tiranë

0

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të jetë i pranishëm në “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër përballjen Serbi-Shqipëri.

“Blic” raporton sot se Vucic ka sqaruar me një letër pse vendosi të mos vijë ne Shqipëri.

“Në përputhje me rrethanat, dhe për shkak të politizimit të jashtëzakonshëm të një ngjarje sportive, pas disa bisedave telefonike me kryeministrin Rama, kam vendosur të mos udhëtoj në Elbasan.
Si Kryeministër i Republikës së Serbisë dënoj fuqishëm sulmin e huliganëve për lojtarët tanë dhe bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë, të cilët janë të pranishëm në këtë ngjarje sportive, për të siguruar sigurinë e plotë përpara, gjatë dhe pas kryerjes së ndeshjes”- thuhet ne letren e Vucic.

Vucic në leter vlereson marredheniet dhe punen qe eshte bere per permiresimin e tyre.

“Serbia dhe Shqipëria kane punuar për mirëkuptimin reciprok dhe krijimin e kontakteve të rregullta që kontribuojnë për një bashkëpunim më të mirë politik dhe ekonomik mes dy vendeve, pas dekadash heshtjeje dhe armiqësie te ngrirë. Ne kemi filluar të flasim për projekte të mëdha dhe të rëndësishme, të tilla si ndërtimi i autostradës Nish-Durrës dhe Beograd-Podgoricë-Tiranë-Shkodër. Unë e di mirë se është ende më e lehtë dhe më popullore për të ngritur tensionet, sepse është gjithmonë e lehtë për të zgjedhur rrugën e rezistencës më pak dhe për të lidhur veten me urrejtje ne vend të perceptimit racional të së ardhmes. Megjithatë, unë besoj se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe udhëheqja e Serbisë, permes shkëmbimit të studentëve më të mirë, i dërgojme një mesazh të rëndësishëm jo vetëm për popullin tonë, por edhe në të gjithë botën, që duken serioz dhe të përgjegjshëm në të ardhmen e rajonit”- thuhet ne leter.

Dje agjencia Tanjug raportonte për një takim që Vuçiç ka të planifikuar me një zyrtar britanik, pas të cilit ma shumë gjasë që ai te mos jetë i pranishëm në sfidën e dy komëtareve. ‘Vuçiç nesër do të takohet me zyrtarin britanik Philip Hammond, me të cilin pas takimit ka edhe një konferencë shtypi”- shkruan agjencia.

Vuçiç mori ftesën zyrtare nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here