Vuçiq: “Jam 100% dakord me çfarëdo që thotë Edi”, Rama: “Njiheni Kosovën…”

0

Në samtin “Open Balkans” nuk kanë munguar batutat mes presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.  Presidenti serb përpara se t’i jepte fjalën paraprakisht tha se është dakord me çfarë do që të thotë në vijim kryeministri i Shqipërisë dhe se çfarë do të firmosnin mes tyre.

“Unë jam një mbështetës i zjarrtë dhe pasionat i kësaj ideje pasi mendoj se do të ndryshojë peizashin politik dhe ekonomik për ne dhe popujt tanë dhe besoj që gjithkush që do të vijë pas nesh në të ardhmen do ta çojë më tej këtë nismë. Ndjesë që u mora shumë kohë. Të dashur miq, unë nuk e di si do të përgjigjet Edi, por çfarë do që të thotë 100%, çdo fjalë që ai do të thotë unë e mbështes 100%” tha Aleksandër Vuçiq.

Batuta e Edi Ramës ishte disi e hidhur, pasi i i përmendi çështjen e Kosovës.

“Tani ai (Vuçiq) do që unë të them njohjen e Kosovës dhe ai nuk do ta mbështesë. Por pyetja m’u bë mua, sepse ma merr mendja, që Marko, si një njeri mjaft i aftë për të bërë marrëveshje mes kombeve dhe komuniteteve të biznesit, i duket argëtuese të më bëjë mua të flas për BE-në. Ne do të firmosim sot marrëveshjen për lejet e punës, Serbia dhe Maqedonia kanë një problem, duhet të ndryshojnë ligjet e tyre” tha Rama.

Ai bëri thirrje që edhe në Kosovë ta mendojnë një nismë të tillë.

Ndërkaq në Forumin Ekonomik të Shkupit, i cili ka bërë bashkë liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ku u morën  vendime për krijimin e një tregu të përbashkët të punës mes tre vendeve, liberalizimin qarkullimit të mallrave, ku nuk do të hiqen tërësisht doganat, por do të ketë lehtësime të mëdha si dhe ndihmë të përbashkët mes tre vendeve për katastrofat natyrore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here