Vuçiq: “Frikësohem se një zgjidhje e keqe do të na gjejë”

0

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq sot pas takimit të Brukselit ka thënë se marrëveshja për raportet Prishtinë-Beograd nuk është afër.

Megjithatë ai ka theksuar se frikësohet se “një zgjidhje e keqe do të na gjej neve”.

Vuçiq ka tërhequr vëmendjen se për herë të parë rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi është përfshirë presidenti amerikan Trump me vendosmëri “që do të thotë se për herë të parë makineri e madhe po e përkrahë ardhjen deri tek marrëveshja finale”.

Se a do të vijë deri tek marrëveshja shpejtë, Vuçiq ka thënë se nuk beson, por letra e Trumpit sipas tij tregon se Amerika është e interesuar që të ndodhë kjo shpejtë.

“A është kjo e mundur dhe a është reale, mendojë se nuk është e lehtë, por mendojë se nuk kemi alternativë”, ka theksuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here