Vuçiq flet me nervozë për Kosovën dhe Srebrenicën (video)

0

Herën tjetër kur të vijë në Bruksel, Aleksandar Vuciq, me shumë gjasë, nuk do të ketë disponim të mirë.

Mbase, do të jetë Isa Mustafa ai që do të qeshë, më 23 qershor, sikur bëri më 21 prill, kur u takua për herë të parë me homologun serb, te nikoqirja e tyre, Federica Mogherini.

Se do ta ketë vështirë, e tha edhe vetë Vuciq, të premten, kur në një konferencë shtypi foli për këtë takim. Ai, megjithatë, nuk ka treguar pse do të jetë kaq vështirë.

“23 qershori është ditë e rëndësishme për vendin tonë. Këtë ditë, sytë e krejt botës do të jenë të drejtuar në Bruksel”, ka thënë Vuciq, transmeton Klan Kosova.

Sipas Vuciq, nga ato që do të ndodhin më 23 qershor në bisedime me Isa Mustafën në Bruksel, do të varet edhe e ardhmja e rrugëtimit të vendit të tij për në BE. Por, po del që është Kosova ajo që po e pengon në këtë udhë.

“Nuk dua të kritikoj palën tjetër, por, mund të them se për tango, respektivisht për rezultate të mira, duhen dy veta”.

Vuciq ka folur edhe për ndalimin e Ramush Haradinajt në Lubjanë. Ai, me nervozë, ka thënë se nuk është përzier fare në këtë punë, kur u pyet nga një gazetar shqiptar pse ishte habitur me këtë dhe rastin e Naser Oriqit në Zvicër, ai ka thënë se ne nuk ndikojmë në punët e sistemin gjyqësor.

“Për dallim nga disa vende evropiane, e ndoshta edhe vendi juaj, ne nuk përzihemi në punët e drejtësisë. Kjo do të ishte turp për ne”

Megjithatë, Vuciq është përzier  kur ka thënë detaje pse shteti i tij e kërkon ende Haradinajn. Sipas tij, bëhet fjalë për një kolonë rome, aktakuza për të cilën u ngrit më 1 shtator 2004.

Më shumë se kur foli për Kosovën dhe Haradinajn, serbi është nervozuar kur u deklarua në lidhje me rezolutën e mundshme për Srebrenicën, të sponsorizuar nga Britania, e cila ka gjasa ta portretizojë Serbinë si kryese të gjenocidin ndaj 8 mijë boshnjakëve, në korrik të vitit 2005.

Ai tha kjo nuk është përpjekje për ta qetësuar, por për ta tensionuar rajonin. Megjithatë, u shpreh i gatshëm të shkojë në qytetin e masakrës më të madhe, kur këtu të shënohet 20 vjetori i tragjedisë dhe të nderojë viktimat boshnjake.

“Jam gati ta përul dhe shtrij kokën time dhe të tregojmë se çfarë raporti kemi me viktimat e pafajshme të Srebrenicës. Këtë do ta bëj në mënyrë që 99.99 për qind e atyre serbëve që nuk morën pjesë në këtë krim, do të mund ta ngritin kokën në secilën pjesë të botës që ndodhen”

Rezoluta për Srebrenicën dhe bisedimet për Kosovën, me 23 qershor, janë vlerësuar qe disa ditë, si periudhë shumë e vështirë për Serbinë. Prandaj, Vuqic është shfaqur me nerva, kurdo që ka folur për këto çështje, sikur bëri sot.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here